Ky është moti në vikendin e parë të korrikut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat zyrtare për parashikimin e motit në vikend.

Lajme

06/07/2018 15:09

Gjate këtyre dy ditëve te vikendit, Kosova do te jete nen ndikimin e masave te ajrit me presion te ulet atmosferik.

Ne këto kushte, si pasoje e krijimit te vranësirave te dendura dhe jostabile dhe ndryshimit te masave termike ne stade te ndryshme te troposferes do te mbaje mot  i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht te fuqishme.

Stuhit do ta përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore te Serbisë duke e shtrire veprimin edhe ne pjesën verilindore dhe veriore te  shtetit tone por me një fuqi me te dobët.

Temperaturat minimale do te lëvizin ndërmjet 22-26 grade Celsius. Do te fryje ere nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s. /Lajmi.net/