Ky është momenti kur Ronaldo ia anulon golin fantastik Dybalas

Cristiano Ronaldo ia anuloi një gol fantastik Paulo Dybalas, pasi u aktivizua në aksion nga pozita jashtë loje.

Sport

13/12/2018 10:04

Juventus u mposht në xhiron e fundit të Ligës së Kampionëve, mirëpo arriti ta mbyll grupin si lider.

‘Zonja e Vjetër’ humbi 2 me 1 ndaj Young Boys, ndërsa Crisitiano Ronaldo ishte njeriu më i përfolur pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

Ylli portugez i anuloi një gol fantastik Paulo Dybalas, pasi e kishte prekur topin në pozitë jashtë loje.

Argjentinasi kishte bërë një goditje të fuqishme jashtë zonës, ndërsa Ronaldo e preku atë me kokë, ndërsa gjyqtari i ndeshjes e anuloi atë.

Më poshtë mund ta shikoni se si portugezi ia anuloi Dybalas golin e mrekullueshëm. /Lajmi.net/

YouTube player