Ky është modeli shqiptar që braktisi karrierën për të luftuar për ISIS (FOTO)

Ledio Mehmeti quhet 24-vjeçari i cili sot e kësaj dite nuk është rikthyer ende në skenë, pasi e braktisi atë në prill 2013, për të shkuar në Siri.

ShowBiz

18/11/2015 11:58

Modeli nga Tirana i cili deri në atë kohë numëronte arritjet më të mëdha të ndonjë modeli mashkull shqiptar, sipas thashethemeve, pësoi një zhgënjim në dashuri, gjë e cila e detyroi të ndërpresë karrierën për t’u rradhitur mes luftëtarëve të ISIS.

Ledio kishte pozuar për revistat e markat më të famshme të modës, kryesisht në Kinë, ku fiziku dhe portreti i tij spikati. Por kthimi në atëdhe pas eksperiencës në Azi, duket se rezultoi fatal.

Modeli u zhduk krejt papritur dhe shoqëria e tij në atë kohë, hapën fjalë se ai u largua për të luftuar në Siri. Këtë e dëshmojnë dhe dokumentat e publikuar së fundi në media, sipas të cilave, Ledio Mehmeti është kthyer nga Siria, por fakti është se ai nuk u duk më në skenën e modelimit./lapsi.al