Ky është modeli i ardhshëm Z5 i BMW

BMW dhe Toyota kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që të ndërtojnë vetura të reja sportive për secilën markë.

Auto & Tek

18/07/2014 19:34

Toyota duket se do ta krijojë një Supra të re në të ardhmen e afërt. Por çfarë për BMW-n? Çfarë modeli do të sjellë?

Revista Automobile duket se beson që ky model i ardhshëm do të jetë modeli Z5 (si zëvendësues i Z4). Kështu që me sa duket Z4 do të ketë edhe një gjeneratë pas tij.

I parashikuar që të debutojë në vitin 2017, modeli Z5 do të jetë këtë herë me një peshë më të vogël kurse vetura e Toyota do ta ketë çatinë e rregulluar.

Z5 do të përmbajë një motor 2.0 litërsh përpara, njëjtë si Z4. Ky motor pritet që do të ketë lloje të ndryshme të fuqive, duke filluar me 190 kuaj-fuqi.

Përmirësimet opcionale të motorit do të jenë 245 dhe 270 kuaj-fuqi, përderisa modeli Z5 M do të prodhonte 425 kuaj-fuqi falë motorit turbo-binjak me gjashtë shpejtësi.