Ky është misioni i Courtois për ndeshjen ndaj Huesca

Real Madrid do ta luaj ndeshjen e radhës në udhëtim tek Huesca në kërkim të fitores së tretë si mysafirë në La Liga.

Sport

09/12/2018 12:56

Në shtatë ndeshje në udhëtim, Real Madrid ka vetëm dy fitore, në ndeshjet kundër Girona dhe Celta Vigo.

Në ndeshjen e fundit në udhëtim, “Los Blancos” kanë pësuar me rezultatin 3:0, në një ndeshje ku nuk pati asnjë shenjë pozitive.

Por, në ndeshjen që do të zhvillohet sot, portieri Thibaut Courtois ka një mision, e që është ta mbajë portën të paprekur, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse belgu do ta arrijë një gjë të tillë kundër Huescas.

Kujtojmë se ai ishte më i miri në fushë në humbjen 3:0 të Real, duke mos lejuar që humbja të bëhet edhe më turpëruese. /Lajmi.net/