Ky është mesazhi i fundit i Contes për Costan

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, ka falënderuar sulmuesin e larguar, Diego Costa.

Sport

22/09/2017 17:07

Sulmuesi spanjoll sot ka mbërritur në Madrid për të kompletuar transferimin te Atletico, pas largimit nga Chelsea, me dëshirën e trajnerit Conte.

Ishte Conte që pas përfundimit të sezonit i kishte kërkuar Costas që të gjente një skuadër të re, edhe pse edicionin e kaluar ishte ndoshta më meritorët për triumfin e Chelsea në Premierligë.

“Në lidhje me këtë çështje, unë mendoj se ne duhet të falënderojmë atë, për gjithë atë që bëri në klub. Ne i dëshirojmë atij gjitha të mirat në të ardhmen”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.net.

“Nuk harroj se ne fituam së bashku vitin e kaluar. E përsërisë, ne duam ta falënderojmë atë për ndihmën e dhënë sezonin e kaluar, jo vetëm për sezonin e kaluar, por për gjithë kohën sa ishte te Chelsea”.

Diego Costa ishte pjesë e Chelsea për tre sezone, ku në 89 paraqitje ka shënuar 52 gola./Lajmi.net/