Ky është mesazhi drithërues i babait të Aulon Zekës për shokët e tij që po kërkojnë hakmarrje (Foto)

Afrim Zeka, është babai i 16 vjeçarit të vrarë javën e kaluar në Prishtinë.

Lajme

23/09/2017 18:40

Aulon Zeka është qëlluar me katër plumba, kurse për rastin deri më tani janë në paraburgim dy persona të mitur.

Kohëve të fundit në rrjete sociale, shoqëria dhe bashkmoshatarë të Aulonit po kërcënojnë që do të hakmerren ndaj dy personave të dyshuar, për vrasjen e të riut.

Por, babai i 16 vjeçarit në një koment në facebook ka bërë një apel tek të gjithë që të besojnë në organet e drejtësisë, transmeton lajmi.net

“Jo Axhit e kuptoj qe jeni edhe ju të mërzitur bashk me ne por jan organet e drejtësisë që merren me ktë qështje dhe qdo veprim që ne e marrim Auloni dhe Zoti do të hidherohen me ne por neve na takon të jemi të fortë dhe të lutemi te Allahi i Madhërishëm që ta bën Aulonin tonë banor të Xhenetit. Amin”, ka shkruar Afrim Zeka në një koment në rrjetin social facebook.

Në rrjetet e ndryshme, janë hapur faqe kundër dy të dyshuarve për vrasjen e Aulonit, ku po kërkohet hakmarrje ndaj tyre.

Për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 16 vjeçarit gjatë javës ka pasur protesta, dhe janë bllokuar rrugët nga nxënësit e shkollave të mesme.

Ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri ka premtuar që vrasësit e Aulon Zekës do ta marrin dënimin e merituar. /Lajmi.net/