Ky është më i rrezikshëm se Bin Laden, ka kërcënuar se do të marrë gjithë botën! (Video)

Ka vetëm disa imazhe dhe shumë pak dihet për të, por ajo që është më shqetësuese, është ndikimi i tij në rritjen e terrorizmit. 

Bota

13/06/2014 22:46

Ebu Bekr el-Bagdadi është komandanti i ISIS, Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, anëtarët e të cilit aktualisht kontrollojnë një zonë të madhe të Irakut. 

Ka vetëm disa imazhe dhe shumë pak dihet rreth tij. Besohet se ky nuk është emri i tij i vërtetë. 

Ka disa opsione të emrit të saj, ose emri me të cilin ai është i njohur – Ibrahim Awad Ibrahim Ali al-Badri, Ebu Bekr el-Bagdadi, Ibrahim Awad Ibrahim Ali al-Badri al Samarai, Dr Ibrahim Abu Dua. 

Si një degë e Al-Kaidës, më 8 prill 2013, u themelua grupi islamit ISIS, i njohur edhe si grupi që lufton për shtetin islamik të Irakut dhe Sirisë. Megjithatë, kjo degë është bërë një kërcënim më i madh se kaq, pasi kërcënon se do të marrë gjithë botën. 

Përveç sulmeve ndaj qeverisë dhe objektivave ushtarake, grupi ka marrë përgjegjësinë edhe për vdekjen e mijëra civilëve irakianë. (lajmi.net)