Ky është “mallkimi” që po e sfidon Alvaro Morata te Chelsea

Alvaro Morata ka zgjedhur numrin 9 në fanellën e Chelsea.

Sport

24/07/2017 23:36

Spanjolli që javën e kaluar kompletoi transferimin te kampionët e Premierligës, do të zëvendësoi Diego Costan, që gjatë këtij afati të verës i duhet të gjejë një skuadër të re.

Spanjolli në fillim të aventurës së Chelsea, ka zgjedhur të sfidojë “mallkimin” për numrin 9.

Që pas largimit të Jimmy Floyd Hasselbaink, të gjithë lojtarët që te Chelsea kanë marrë fanellën me numër 9, jo që kanë pasur edhe aq sukses, apo të kenë qëndruar shumë në ‘Stamford Bridge’.

Mateja Kezman, Hernan Crespo, Khalid Boulahrouz, Steve Sidwell, Franco Di Sante, Fernando Torres dhe Radamel Falcao, janë futbollistët që te Chelsea kanë bartur fanellën me numër 9, pa lënë asnjë gjurmë në këtë fanellë./Lajmi.net/