Ky është lajmi i fundit për të ardhmen e Mahrezit

Riyad Mahrez nuk do të lë Leicesterin për të kaluar te Liverpooli këtë afat kalimtar.

Sport

08/01/2018 23:10

Këtë e ka bërë të ditur agjenti i yllit algjerian, ku ka hedhur poshtë gjitha spekulimet se Mahrez do të kalojë në Liverpool, për të zëvendësuar Philippe Coutinhon.

Mahrez në mediet angleze është përmendur si emri më i denjë për të zëvendësuar Coutinhon, që i është bashkuar Barcelonës.

Përndryshe për Mahrezin ka interesim edhe nga Arsenali, por që pa u vendosur e ardhmja e Alexis Sanchez, nuk mund të vendoset asgjë./Lajmi.net/