Ky është lajmi i fundit nga Prokuroria Themelore për ndeshjen që dyshohet se u kurdis në Superligë

Prokuroria Themelore në Pejë, ende nuk e ka nxjerrë aktvendimin që t’i nisë zyrtarisht hetimet për ndeshjen ndërmjet Besës dhe Trepçës, e cila u mbyll me fitoren e mitrovicasve 1:3 dhe dyshohet se ka qenë e kurdisur.

Sport

18/05/2017 18:15

Lajmin e ka pohuar për Sportin në KTV, Prokuroria e Shtetit, e cila nuk ka pranuar të jep shumë informacione, por ka thënë në përgjigjen me shkrim se për momentin po zhvillohet faza para-hetimore.

Ndryshe, Besa është kualifikuar në finalen e Kupës dhe në Superligë ndodhet në mesin e tabelës, ndërsa Trepça ka rënë edhe matematikisht nga elita.

prokuroria

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6