Ky është kushti i vetëm që e largon Navasin nga Real Madridi

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka deklaruar se do të largohet nga Reali vetëm nëse i ofrohet kontrata e njëjtë që e ka me gjigantin spanjoll.

Sport

04/12/2017 21:40

Real Madridi në tri vitet e fundit, është duke u interesuar jashtëzakonisht shumë në portierin e Manchester United, David De Gea, por pa ndonjë rezultat të arritur.

Por, çdo lëvizje e mundshme në këtë drejtim mund të bllokohet nga Keylor Navas, i cili do të duhet të largohej nga klubi.

Sipas Diario Gol, raporton se Navas ka paralajmëruar ‘los blancos’ se do të largohet vetëm nëse i ofrohet kontrata e njëjtë.