Ky është kundërshtari i radhës i Prishtinës në Ligën e Evropës

Për futbollin kosovar historia është shkruar.

Sport

05/07/2018 21:07

Pas KF Dritës, është tani edhe FC Prishtina që ka arritur të kalojë një raund në garat evropiane.

Të dy skuadrat nga Kosova, kanë arritur të kalojnë me sukses raundet preliminare.

Prishtina sot në stadiumin ‘Adem Jashari’ ka mposhtur 5:0 Europa FC, për të kaluar në fazën e parë të Ligës së Evropës.

Në fazën e parë, Prishtina do të takohet me Fola ESCH, skuadër jo shumë e njohur nga Luksemburgu.

Nëse Prishtina e kalon Fola ESCH, do të përballet me Genkun e Edon Zhegrovës./Lajmi.net