Ky është konstumi më i kërkuar në Amerikë këtë vit (FOTO)

Vetëm traileri i filmit që do të dalë vitin e ardhshëm ka bërë që shumica e vajzave në Amerikë të maskohen si një nga personazhet e 'Suicide Squad', Harley Quinn.

ShowBiz

02/11/2015 17:13

Një nga trailerët më të ndjekur dhe që ka bërë bujën më të madhe këtë vit është padyshim ai i filmit ‘Suicide Squad’.

Filmi që do të dalë vitin e ardhshëm ka mbledhë disa nga aktorët më të kërkuar të momentit duke bërë bashkë disa personazhe negative të serisë ‘Batman’, transmeton lajmi.net.

Një nga personazhet është Harley Quinn, e dashura e Joker e cila luhet nga Margot Robbie dhe pritet që të shkëlqejë.

Robbie në rolin e Quinn po pëlqehet që nga traileri dhe pamjet e para nga filmi, saqë shumë vajza në Amerikë kanë zgjedhur të maskohen pikërisht si ky personazh.

Nëse këtë vit ka pasur për Halloween ka shumë ‘Harley Quinn’, paramendoni se çfarë do të bëhet vitin e ardhshëm, kur del filmi.

Kostumi i Harley Quinn u shit online për $52-$55. Ndërsa sipas Federatës Kombëtare të Shitjeve në Amerikë shuma totale e shpenzuar për costume në këtë Halloween arriti në 6.9 bilionë $./Lajmi.net

2DEBC7E400000578-3295797-Ready_to_cause_some_havoc_Model_Poppy_Delevingne_dressed_as_Harl-m-100_14461546180842DEBBEE400000578-3295927-image-a-41_14461587403805452424242 2412412