Ky është komenti i Emery për kartonin e kuq të Lacazette

Skuadra e Unai Emery, Arsenal, ka pësuar një humbje befasuese mbrëmë në përballjen me BATE Borisov.

Sport

15/02/2019 15:00

Gjatë kësaj humbjeje befasuese nga udhëtimi në Bjellorusi, ‘Gunners’ u hendikepuan edhe me Alexandre Lacazette, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq.

Sulmuesi francez nuk arriti që t’i kontrollonte nervat e tij dhe u ndëshkua me kartonin e kuq, që ia pamundëson atij të kontribuoj për skuadrën e tij në ndeshjen kthyese.

Për këtë gjë ka reaguar edhe trajneri i skuadrës, Unai Emery, i cili në një mënyrë e ka kuptuar sulmuesin.

“Unë besoj në lojtarët e mi ( për kartonin e kuq të Lacazette )dhe besoj në stadiumin dhe tifozët” ka thënë Emery, transmeton lajmi.net.

“Janë dy ndeshje. Ndeshja e sotshme ishte me rëndësi, por ne nuk mund të eliminohemi. Ne do të luajmë një ndeshe të dytë javën tjetër” ka thënë tutje trajneri i Arsenal.

“90 minutat e ndeshjes tjetër do të jenë ndryshe” ka thënë ndër të tjerash ai.

Arsenal pësoi humbje minimale me rezultatin 1:0, por pritet që këtë rezultat ta përmbysin në ‘Emirates Stadium”. /Lajmi.net/