Ky është komenti i Boateng pasi u la jashtë kombëtares  

Emri i Jerome Boateng nuk figuron në listën e publikuar nga trajneri i Gjermanisë, Joachim Low.

Sport

09/11/2018 23:39

Gjermania do të luaj dy ndeshje, atë ndaj Holandës dhe Rusisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi i Bayern, besohet se ka mbetur jashtë listës pas një diskutimi dhe marrëveshjeje me trajnerin Low.

“ Pas një diskutimi të gjatë me trajnerin kemi ardhur në përfundim që unë të qëndroj në Bayern dhe të punojë në përgatitjet fizike”, ka shkruar 30 vjeçari në “Instagram”, transmeton lajmi.net.

“I dëshiroj skuadrës të gjitha të mirat në ndeshjet ndaj Rusisë dhe Holandës” ka shtuar ai duke falënderuar trajnerin Low.

Edhe vet trajneri ka thënë se ka biseduar me lojtarin para se ta merrte këtë vendim, që për shumë kë ishte befasi. /Lajmi.net/