Ky është kolltuku që ju përqafon (FOTO)

Për të gjithë ata që duan një përqafim, tashmë nuk kanë pse t’ia kërkojnë një miku apo të afërmi. Ka dalë në treg së fundmi kolltuku që ju përqafon.

Fun

30/03/2016 04:00

Krijuar në Korenë e Jugut nga Lee Eun Kyoung ky kolltuk është i përbërë nga material i butë  ndërkohë që është i pajisur me krahë që ju përqafojnë kur ju keni nevojë.

Kolltuku i përqafimeve falas, kështu është  quajtur, mori medaljen e bronzit nga komiteti  A’Dezign Awards që vlerëson shpikjet e të ardhmes.

Gjithashtu ai është shumë i rehatshëm sepse krijon një sipërfaqe efikase për të vendosur laptopin, siguron komfort për një nënë që do të ushqejë me gji fëmijën dhe rehati për shpinën e lodhur.

Dy vite iu nevojitën Kyoung për të krijuar kolltukun e përqafimeve.Ky kolltuk vjen në 3 ngjyra, të bardhë, gri dhe të kuqe, sepse siç thotë Kyoung përqafimet janë  të mrekullueshme në çdo ngjyrë./tvklan.al

kolltuke-3-933x445 kolltuku-4-933x445 kolltuku-5-933x445