Ky është klubi kosovar që luan me topa të Superiores së Shqipërisë – Lajmi.net
Ky është klubi kosovar që luan me topa të Superiores së Shqipërisë
Autori: Lajmi.net SportSporti Vendor 15:48, 12 March 2018
Në Vala Superligën e Kosovës, në duelin ndërmjet Vëllaznimit e Flamurtarit është përdorur një top i ligës elitare të Shqipërisë në futboll.

Babai i Lorik Canës, vendosi të merrte drejtimin e skuadrës së Vëllaznimit të Gjakovës.

Ai kërkonte që në momentet e parë të ringrinte ekipin në nivelet e larta, për të qenë pretendente për trofe në futbollin kosovar.

Sidoqoftë, Cana duket se ka arritur të marrë maksimumin nga lidhjet që ka në Shqipëri, dhe me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në fotot e postuara nga klubi, topat e sfidës janë me logot e Kategorisë Superiore, prodhuar dhe dhuruar nga FSHF për ekipet e Superiores, sipas projektit “Topi yt”.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO