Ky është klubi i Bale në sezonin e ri

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale nuk do të largihet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur e përditshmja britanike “The Guardian”.

Sport

06/05/2015 15:57

Gareth Bale këtu, Gareth Bale atje.

Në fund, ylli uellsian nuk do të largohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur e përditshmja britanike “The Guardian”.

Bale është kritikuar shumë gjatë këtij edicioni pas paraqitjeve të zbehta dhe mungesës për shkak të lëndimeve.

Real Madrid e pagoi mbi 90 milionë euro dhe duket se nuk planifikon ta shesë në verë, përkundër interesimit të madh nga Manchester United.