Ky është kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Obiliqit (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje sot ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Obiliqit.

Lajme

21/08/2017 14:41

Aziz Bici është kandidati i Vetëvendosjes që në zgjedhjet e 22 tetorit do të garojë për kryetar të Obiliqit.

“Aziz Bici ka marrë besimin e aktivistëve të Kastriotit për të qenë kandidat për kryetar të Kastriotit, në zgjedhjet e 22 tetorit. Z. Bici e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. /Lajmi.net/