Ky është “kanceri” i Kombëtares shqiptare (FOTO)

“Ballistët” kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, përkatësisht kreut të saj Armand Dukës.

Sport

16/11/2016 13:42

Pas Tifozëve Kuq e Zi, edhe Tifo grupi nga Tetova “Ballistët” kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, përkatësisht kreut të saj Armand Dukës, dhe forcave të rendit për sjellje jo korrekte para ndeshjes Shqipëri – Izrael.

 Njoftimi i plotë i Ballistëve

Edhe një herë e treguat veten se për ju vlen me shumë një i huaj se sa kombi dhe Vatani!.. Jeni në gjendje të bëni ç’mos vetëm e vetëm të dilni mirë në sy të armikut.. NE SI TIFOGRUP REAGOJMË ASHPËR NDAJ DHUNËS NGA ANA FEDERATËS POASHTU EDHE NGA ANA E FORCAVE POLICORE?!!.

1.Na ndaluat disa orë në kufi me maltretime të shumta sikurse të ishim armiqtë më të mëdhenj të vendit…

2.Ndalimi i transparentit për arsye mizore që vetëm një mendje e sëmurë si z.Armando Duka me bandën e tij mund ta shpikin.

3.Ndalimi i rekuizitave në stadium ,kinse qenkan me shkrime provokative për hebrejtë .TURP!!!!

4. Dhuna e ushtruar nga policia ne disa anëtarë tanë…

Ju jeni kancer i kësaj Kombëtare.

POR VETËM NJË GJË TA KENI TË QARTË :Se për çdo ESAT PASHË TOPTANI ,ka dhe një AVNI RUSTEM .

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.