Ky është jahti më luksoz në botë që mund të thyej edhe akullin polar (Foto)

Ndërtuesit e jahteve më luksoze në botë kanë zbuluar planet e tyre për të krijuar një jaht gjigand, i cili do të jetë gjithashtu jahti i parë në botë i këtij lloji.

Fun

25/09/2015 15:07

Me tri lloje të madhësisë, jahti SeaXplorer është jahti i parë në botë i këtij lloji, që është në gjendje të thyej akullin polar në ekspeditat e tij në ujëra të akullta.

Me një dizajn revolucionar dhe aftësi globale, jahti i madh i ka mahnitur të gjithë me konceptin e tij të shfaqur nëpër mediat botërore këtë javë, transmeton lajmi.net.

Përderisa ndodhet në aventura ekstrem të ftohta apo të nxehta në det, pasagjerët mund të kënaqen plot 40 ditë me shërbime luksoze pa pasur nevojë që të kërkohet ndihmë nga porti, pasi që jahti ka shumë dhoma, më shumë se dy helikopterë, barka zhytëse dhe më shumë.

Me një shpejtësi prej 18mph, jahti mund të akomodojë 30 mysafirë dhe 50 anëtarë të ekuipazhit. Kompania holandeze, Damen Group, është prapa këtij të ndërtimi të kësaj super-anije luksoze.

Pamjet e konceptit të tij mund t’i shihni më poshtë përmes fotografive:
2CBEE81E00000578-3248691-image-a-6_1443173818307 2CBEEDEB00000578-3248691-image-a-62_1443175606291 2CBEF02900000578-3248691-image-a-5_1443173808660 2CBEF20000000578-3248691-image-a-41_1443174083704 2CBF0D5300000578-3248691-image-a-35_1443174052921 2CBF0F6500000578-3248691-image-a-9_1443173875090 2CBF03D900000578-3248691-image-a-36_1443174058522 2CBF06EB00000578-3248691-image-a-30_1443174037328 2CBF09D200000578-3248691-image-a-15_1443173922927 2CBF28B400000578-3248691-image-a-12_1443173901373 2CBF42D300000578-3248691-image-a-21_1443173952376 2CBF47C100000578-3248691-image-a-24_1443173994782 2CBF110500000578-3248691-image-a-29_1443174018479 2CBF446000000578-3248691-image-a-18_1443173938176