Ky është ish-ushtari i UÇK-së që dizajnoi flamurin e Kosovës – Lajmi.net
Ky është ish-ushtari i UÇK-së që dizajnoi flamurin e Kosovës
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 11:09, 14 February 2018
Në kohën kur vendosja e flamurit të Republikës së Kosovës në hyrje të Prishtinës është temë diskutimi, flenë të përmendet se dizajnimin e po këtij flamuri e ka bërë një ish-ushtar i UÇK-së.

Është Muhamer Ibrahimi i cili e kishte fituar garën për dizajnimin e flamurit dhe të stemës së Republikës së Kosovës, me të cilat simbole edhe u shpall pavarësia e vendit.

Autori kishte dhënë sqarimet e tij se përse e kishte zgjedhur këtë dizajn.

 Ai kishte theksuar se ngjyra e kaltër në flamurin e Republikës së Kosovës paraqet aspiratat e popullit të Kosovës për të ecur përpara drejt institucioneve euroatlantike, gjashtë yjet paraqesin komunitetet e barabarta të cilat jetojnë në vend, ndërsa për ngjyrën e arit të paraqitur në hartë, ka thënë se e ka për zemër, shkruan Insajderi.

Asokohe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpalljes së pavarësisë, autorin e kishte pritur në takim.

“Muhameri ka bërë një punë të mrekullueshme në atë konkurrencë të jashtëzakonshme profesionale. Ideal i luftës për liri tash po ngadhënjen edhe në betejën për dizajnimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës”, kishte deklaruar Thaçi.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bubble Trouble
  • Play Zombie Big Trouble