Ky është insekti robot që Rusia e ka krijuar për të spiunuar shtetet e tjera (Foto)

Disa hulumtues kanë krijuar një insekt robot, që i ngjanë një insekti kacabu dhe që është në gjendje t’i skanojë dhomat dhe ambientet e tjera.

Fun

25/09/2015 15:52

I mbushur me senzorë, ky lloj insekti robot ka shfaqur interesim të madh nga ushtria ruse, transmeton lajmi.net.

Ky lloj insekti bionik u projektua nga Danil Borchevkin dhe Aleksey Belousov në Universitetin Kant të Kaliningradit.

Çdo insekt është i mbushur me senzorë të ndjeshëm nga drita dhe gjithashtu me senzorë të cilët mund të zbulojnë rreziqet dhe të shikojnë vazhdimisht për pengesat.

Çdo prototip mund të lëvizë në mënyrë autonome për më shumë se 20 minuta, por modelet e ardhshme pritet që të zgjasin më shumë.

Për momentin këto insekte nuk janë të pajisura me kamera, por janë dizajnuar për kapur pesha deri në 10g, që do të ishte e mjaftueshme që një kamerë e vogël të vendosej në to. (lajmi.net)
2CC0F5A800000578-3248859-Researchers_have_created_a_robotic_cockroach_pictured_main_inspi-a-2_14431798074452CC0F5B300000578-3248859-Each_robot_is_4_inches_10cm_long_and_are_fitted_with_photosensit-a-5_14431798922592CC0F5A400000578-3248859-The_bionic_cockroaches_were_designed_by_engineers_Danil_Borchevk-a-6_1443179895129