Ky është iftari më i madh i shtruar ndonjëherë, shikoni fotografitë

Iftari më i madh në botë është shtruar në Masjid al-Haram në Medina.

Fun

17/05/2018 17:36

Ka ndodhur në vitin 2015 dhe më shumë se 12,000 metra pëlhura janë shtrirë çdo ditë për Iftar në xhami, transmeton lajmi.net

Duke shërbyer rreth 300,000 muslimanë në ditë, kostoja ditore është rreth 290,000 dollarë.

Konsumi përfshin rreth 130,000 litra Zamzam, 50,000 litra kafe arabe, 300,000 copa bukë, 50,000 litra kos dhe qumësht dhe 50,000 litra lëngje frutash.

Iftarët nuk zgjasin më shumë se 15 minuta dhe pas kësaj i gjithë Masjidi është pa njolla dhe pa shenja të ndonjë ushqimi apo pije./Lajmi.net/

1 2 3 4 5 6 7