Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e tmerrshëm me motoçikletë /FOTO

Policia e Kosovës ka njoftuar se i riu që u aksidentua dje me motoçikletë në Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë.

Lajme

25/04/2018 09:53

Motoçikleta ishte përplasur me një furgon, ndërsa i riju nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra, raporton lajmi.net.

Ky person është Granit Neziri 25 vjeçar, ku përmes fotografive në rrjetet sociale shihet se ai i kishte pasion motoçikletat.

Lajmi.net kishte raportuar dje për aksidentin në fjalë dhe kishte njoftuar për gjendjen e rëndë të të aksidentuarit.

21728780_10207773991827634_4445465483585316610_o 30072938_10209018320895083_5717240111730208219_o 30171032_1814489458613434_6534236460752138122_o

Lexo edhe:

Vdes 25 vjeçari i aksidentuar dje në Fushë Kosovë

Njoftimi i Policisë:

Dje rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë të cilat ishin në lëvizje.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i motoçikletës , i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:

> G. N. 25 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar.

Lidhur me këtë aksident nga ana e policisë është arrestuar ngasësi i furgonit, P.M 35 vjeç mashkull shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Prej 1 janarit të vitit 2018, deri sot në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur, 10 aksidente trafiku me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën 11 persona.

Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.