Ky është i dyshuari për sulmin në Paris, Brukseli e kishte paralajmëruar Francën për të?! (Foto)

Policia franceze ka thënë se Jusuf El Osri, dyshohet se ka marrë pjesë në të shtënat që u zhvillua në Paris, transmeton lajmi.net.

Bota

20/04/2017 23:40

Incidenti, i cili nga burimet jozyrtare karakterizohet sulm terrorist, ka lënë të vrarë një polic dhe njërin nga sulmuesit, kurse dy policë të tjerë janë plagosur.

Mediat franceze raportuan se ky person është i njohur për shërbimet e sigurisë dhe se Brukseli e kishte lëshuar një dokument para disa ditëve që thoshte se personi në fjalë është “shumë i rrezikshme dhe se është në Francë”.

Mediat kanë raportuar se El Osri, ëshët i lindur në vitin 1981. /Lajmi.net/