Ky është i dyshuari për sulm fizik ndaj Vehbi Kajtazit

Kryeredaktori i Gazetës “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, është sulmuar fizikisht pak çaste më parë, në një lokal në qendër të Prishtinës.

Lajme

13/10/2017 15:29

Për sulmin ndaj tij është arrestuar Faton Ramadani, familjar i vëllezërve Kiçina.

Drejtori i gazetës, Parim Olluri, thotë se sulmi fizik ndaj Kajtazit lidhet me shkrimet që ky medium ka pasur për deputetin Milaim Zeka.

“Faton Ramadani është mik i ngushtë i deputetit të Nismës për Kosovën”, ka thënë Olluri.

Kryeredaktori i Gazetës “Insajderi” po pinte kafe në një lokal bashkë me kolegë gazetarë, kur një person i është afruar dhe e ka goditur në trup fillimisht. Dëshmitarët thanë se sulmuesi menjëherë ka filluar ta grushtojë Kajtazin, duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.

Ditëve të fundit, Kajtazi ka pasur një seri shkrimesh rreth deputetit Milaim Zeka, i cili po hetohet nga organet e drejtësisë për mashtrim me viza pune në Gjermani. /Lajmi.net/