Ky është i dyshuari kryesor për sulmin në Stokholm (Foto)

Policia suedeze ka publikuar një fotografi të personit që është i dyshuar kryesor për kryerjen e sulmit në Stokholm të Suedisë.

Bota

07/04/2017 18:45

 

Zyrtarët policorë kanë treguar se ai kishte të veshur një xhaketë me kapuç, fanelë të ndritshme dhe pantallona me ngjyrë të errët, transmeton lajmi.net

I dyshuari kishte hyrë me kamion në një shteg këmbësorësh afër një qendre tregtare.

Si pasojë, deri më tani thuhet se janë të vdekur 5 persona. /Lajmi.net/