Ky është horoskopi për sot

Ky është horoskopi për sot.

Fun

09/01/2019 07:30

DASHI

Yjet ju sugjerojnë të evitoni së bëri propozime të nxituara. Në ambientin e punës kini kujdes të mos krijoni tensione me ata që ju rrethojnë.

DEMI

Duhet të shpëtoni nga kontrollet e eprorëve tuaj të cilët janë mjaft dyshues. Mos u tregoni shumë agresivë me një koleg tuajin pasi mund të pendoheni më vonë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të dashur sot.

BINJAKET

Do të vlerësoheni për impenjimin e sinqeritetin tuaj. Në ambientin e punës do të caktoheni për një detyrë të vështirë dhe që kërkon mjaft profesionalizëm. Me partnerin kini kujdes të mos bëni gabime.

GAFORRJA

Një person i cili është afër jush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Në ambientin e punës dita do të jetë shumë intensive. Në aspektin afektiv evitoni rutinën.

LUANI

Do të jeni pesimist për pritjet e gjata në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të tregoheni oportunist duke bërë ato çka dëshironi ju e duke e bindur fare lehtë partnerin.

VIRGJERESHA

Do të keni një aftësi mjaft të madhe sot për të përfituar nga mundësitë që do ju paraqiten, duke drejtuar sa më mirë punën tuaj. Në aspektin afektiv do të kërkoni justifikime të besueshme për partnerin, por kini kujdes!

PESHORJA

Pranoni sfidën, në ambientin e punës e mundohuni të jepni maksimumin tuaj pasi keni mundësi të mëdha përpara. Në raportin tuaj afektiv, uljet e ngritjet me partnerin tuaj do jua bëjnë këtë fazë jo shumë të këndshme.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme do të dini të ruani qetësinë , duke pasur një sjellje të ekuilibruar ndaj çdo të papriture. Nëse po jetoni një marrëdhënie në çift, partneri do ju përfshijë në një episod mjaft të këndshëm dhe argëtues.

SHIGJETARI

Mund të përfitoni nga një qetësi dhe ekuilibër mjaft të mirë. Në ambientin e punës kjo fazë rezulton të jetë e mbushur plot të reja. Në ambientin afektiv xhelozia juaj rrezikon të provokojë paqëndrueshmëri në raportin tuaj.

BRICJAPI

Yjet do ju tregojnë rrugën e duhur që duhet të ndiqni sot. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, keni mjaft mundësi për ta gjetur sot. Në aspektin afektiv gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja.

UJORI

Ëmbëlsia e partnerit shpeshherë ju shkakton mërzitje, ndoshta mendoni se nuk është personi i duhur për ju? Në punë do të jeni mjaft kërkues. Dita e sotme do të jetë mjaft e luhatshme në çdo vendim që do ju duhet të merrni.

PESHQIT

Sot, kërkoni të bëni ndryshime, kjo pasi nuk mund të ecni ashtu siç keni vepruar kohë më parë. Në punë, mundohuni ti mbyllni punët tuaja me profesionalizmin që ju karakterizon!