Ky është gorilla Shabani që po çmend Japonin (Video&Foto)

Një gorillë që është rritur në kopshtin zoologjik të Australisë, është bërë i dashur në mesin e grave në Japoni.

Fun

27/06/2015 20:11

Emri i tij është Shabani, i cili tashmë jeton në Kopshtin Zoologjik Higashiyama në Nagoya, ka marrë atraksionin e shumë njerëzve, admirues të cilët e vizitojnë atë se është shumë i ‘pashëm’. Ai kishte lëvizur në Japoni në vitin 2007.

Në vitin 1996 kopshti zoologjik Taronga, e kishte marrë atë nga Holanda, duke e transferuar në Australi së bashku me familjen e tij, transmeton lajmi.net.

Ndërsa ai që e ka rritur quhet Schmidt, dhe thotë se kjo nuk është hera e parë që ai fiton famë në internet.

Gorilla Shabani është tashmë 18 vjeçar, dhe ishte lindur në Holandë.

Ai ishte zhvendosur në Japoni, për ta bashkuar me gorilla të tjerë, të gjinisë femërore.

Ndërsa komentet në fotografitë e tij, zakonisht janë “I Pashëm”, “i Bukur”, “E dua” etj.

Njerëzit në Japoni, po postojnë fotografi në facebook, duke shkruar për të.

Ata janë shumë të emocionuar për takimet me të. (lajmi.net)

Gorilla Shabani Gorilla Shabani 2 Gorilla Shabani 1 Gorilla Shabani

YouTube player