Ky është Google Pixel 2

Thuhet se pasardhësi nuk është kurrë aq i mirë sa origjinali, por pas daljes së një nga telefonave më të mirë të 2017, Google pretendon të godasë dhe një herë tjetër me Pixel 2.

Auto & Tek

05/10/2017 22:41

Kompania po punon me HTC-në sërish, dhe suksesi i vitit të kaluar të Pixel, ka qënë një forcë drejtuese në vendimin e tij për të blerë divizonin mobile të kompanisë në fillim të këtij viti.

Pixel 2 nuk është shumë larg nga rrënjët e vitit të kaluar, përsa i përket dizajnit.Vitin e kaluar kompania arrit të prodhonte një produkt me pamje mjaft të mirë, një gjë e rrallë në botën e smartphone. Telefoni do të dalë në shitje më 17 tetor dhe do të kushtojë 649 dollarë thotë TechCrunch. /Lajmi.net/