Ky është goli më i bukur i xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Goli i Gareth Bale i shënuar ndaj Borussia Dortmundit, është zgjedhur më i bukuri i xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Sport

02/10/2017 19:05

Tifozët e UEFA-s kanë përzgjedhur golin më të mirë të javës së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

E më së shumti pikë në këtë garë, ka marrë uellsiani Bale, që shënoi gol të bukur në fitoren 1:3 te Real Madridit në ‘Signal Iduna Park’ ndaj Dortmundit.

Uellsiani për këtë çmim mposhti lojtarët tjerë si Lukaku, Sinclair, Cavani dhe De Bruyne./Lajmi.net/