Ky është goli i Muriqit ndaj Istanbul, duket në formë para Ligës së Kombeve

Vedat Muriqi ka lëshuar një sinjal pozitiv para ndeshjeve të Kosovës në Ligën e Kombeve.

Sport

10/11/2018 19:13

Sulmuesi kosovar ka realizuar një gol, që ishte i vetmi për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Istanbul Basaksehir.

Goli i Vedat Muriqit erdhi në minutën e 79’ të takimit kur skuadra e tij ishte me dy gola në disavantazh, shkruan lajmi.net.

Rizespor pësoi 1:2 në këtë takim dhe mbetet në vendin e fundit të tabelës me vetëm 8 pikë.

Ky është goli i gjigantit të sulmit kosovar: /Lajmi.net/

VIDEO: