Ky është ‘gjyshi’ italian, miliarder, superseksi që femrat çmenden pas tij

Ky njeri është 50 vjeç sot, por vazhdon të ketë një trup për të patur zili dhe ka çmendur gratë me kërcimet e tij sensuale që poston në rrjetet e tij sociale.

Lifestyle

21/07/2017 13:26

Ai është miliarderi italian Gianluca Vachi, i biri i themeluesit të “AMI”, një kompani që është e specializuar në projektimin dhe prodhimin e makinave automatike për prodhimin dhe paketimin e kozmetikës, ilaçeve dhe ushqimeve.

Pas moshës 29 vjeçare miliarderi ka blerë aksione në disa grupe të njohura, ku sot vërvitet të jetë aksioner i 50 kompanive.

Sot Gianluca-n e gjejmë të shijojë jetën në jahtet luksoze ku mburret me format e tij trupore, por nuk ka qenë gjithmonë kështu, në të kaluarën duket se ka qenë një person i thjeshtë dhe që dukej më i vjetër se sa tani. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që do të donte të zhdukte këto dy foto të tij të cilat do i gjeni në fotogalerinë e mëposhtme në radhën 10-11.

Sot ai ka një të dashur shumë më të re në moshë se vetja, Gabrielle Giorgia, me të cilën shijon luksin dhe rehatinë. /Lajmi.net/