Ky është gjesti që bëri majmuni ndaj personit që e fotografoi (Foto)

Vizitorët e kopshtit zoologjik të Bristolit, mbeten paksa të surprizuar kur një gorilla e ngriti gishtin e mesëm ndaj një fotografi, që po provonte t’ia bënte një fotografi kësaj gorille.

Fun

15/07/2015 09:49

Bob Pichford, 67 vjeçar shkoi për vizitë javën e kaluar në kopshtin zoologjik,  kur ai pa një majmun që po përtypej me të madhe në një bar.

Ai me këtë rast mori kamerën për të bërë një fotografi, por kur majmuni vërejti atë se çfarë po bënte Prtichard, ai me shpejtësi bëri një gjest jo të hijshëm.

Pritchard, nuk e kishte vërejtur se kishte kapur një moment si ky, derisa shkoi në shtëpi dhe zbuloi gjestin e majmunit, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

“ Unë asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë më parë, gorillat me të vërtet janë shumë të mirë në shprehjen e ndjenjave të tyre. Unë isha shumë me fat që arrita të kap një moment të tillë”, tha ai.