Ky është gjesti madhështor i LeBron pas ndeshjes ndaj Kings

Mbrëmë, në mesin e shumë përballjeve në NBA, janë përballur edhe LA Lakers dhe Sacramento Kings, përballje të cilën e fituan Lakers me rezultatin 101:86.

Sport

11/11/2018 09:00

LeBron James ishte më i miri në radhët e skuadrës nga Los Angeles, duke realizuar 25 pikë, 7 kërcime dhe 2 asistime, shkruan lajmi.net.

Ai u ndihmua edhe nga Ingram, Hart, Kuzma, McGee dhe Caldwell Pope të cilët gjithashtu realizuan pikë dyshifrore.

Në anën tjetër, “Mbreti” James u tregua madhështor edhe jashtë fushës. Menjëherë pas ndeshjes ai gjeti kohë edhe për një fanse të vogël.

LeBron shihet në një video duke i dhuruar vajzës së vogël diçka nga “aksesorët” e tij të lojës.

Shikoni videon: /Lajmi.net/