Ky është gjarpri fluturues

Një lloj gjarpri, i cili jeton në Azinë Juglindore, është në gjendje të fluturojë në kuptimin e vërtetë të fjalës, të paktën për 15 metra.

Fun

26/04/2018 14:02

Nga vëzhgimi i kërkuesve, u arrit në përfundimin se gjarpri me trup deri një metër e gjysmë, ka një strukturë të veçantë muskulature dhe aerodinamike, që e lejon të fluturojë nga njëra pemë në tjetrën, në një distancë prej 15 metrash.

I quajtur latinisht chrysopelea paradisi, specia e gjarprit është e pajisur me një lloj helmi jo të fortë dhe ushqehet me bretkosa e hardhuca. Ai shpenzon pjesën më të madhe të kohës i varur në pemë.