Ky është gabimi i madh të cilin të gjithë e bëjmë kur pastrojmë vaskën: Për këtë shkak bakteret mbeten në sipërfaqe

Zgjedhja e madhe e mjeteve për pastrim na jep mundësinë të zgjedhim, mirëpo ndonjëherë nuk i përdorim siç duhet.

Lifestyle

23/05/2017 14:13

Gjithsesi banja është vendi në të cilin gjenden më së shumti bakteret. Për ta pastruar si duhet, kërkon shumë kohë.

Do të duhej pasur kujdes që të mos bëni gabime që të mos detyroheni sërish ta pastroni, transmeton Telegrafi.

Kur pastroni banjën duhet më parë ta spërkatni me mjetin për dezinfektim, sepse ai duhet patjetër të qëndrojë një kohë për t’i mbytur bakteret.

Shumica kështu nuk veprojnë, sepse nuk kanë kohë të presin, andaj mjetin menjëherë e shpëlajnë, duke menduar që mjafton të qëndrojë në sipërfaqe një ose dy minuta.

Ekspertët propozojnë që mjetin për dezinfektim ta spërkatini në sipërfaqen e vaskës dhe ta lini të qëndrojë së paku 15 minuta.

Pastaj me brushë të vrazhdë ta pastroni mirë vaskën, dhe vetëm pas kësaj ta shpëlani.

Disa mjete për pastrim duhet të qëndrojnë më gjatë në sipërfaqe të vaskës, disa më pak, para se t’i shpëlani.

Më e sigurt është që të veproni sipas rekomandimit të prodhuesit. Për çdo produkt ekziston udhëzimi i përdorimit.