Ky është futbollisti i parë i Kosovës që po kërkon largimin e Bunjakit (FOTO)

Humbja e katërt radhazi e Kombëtares së Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Botëror ndaj Islandës, i ka lëkundur seriozisht karrigen Albert Bunjakit.

Sport

26/03/2017 19:20

Përzgjedhësi duket se ka filluar të humbas besimin edhe të lojtarët.

Njëri nga ata është deklaruar publikisht për largimin e tij në Facebook.

Është mbrojtësi Mërgim Vojvoda, që në llogarinë e tij në Facebook i ka bërë ‘Like’ një komenti ku kërkohej largimi i Bunjakit nga Kosova.

“Mërgim Vojvoda suksese në të ardhmen. Po pa u larguar Bunjaku ska sen ne perfaqesuesen e Kosoves… je lojtar shum i mire por bunjaku duhet  me u largu si trener”, ishte komenti i një ndjekësi të Vojvodës, që mori edhe ‘Liken’ e tij.

Kujtojmë se Vojvoda nuk është inkuadruar asnjë minutë në ndeshjen Kosovë – Islandë të zhvilluar në ‘Loro Boriçi’./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6