Ky është futbollisti më bamirës në botë

Cristiano Ronaldo pati një sezon fantastik. Tre herë fituesi i “Topit të Artë”, pas triumfit me Realin e Madridit në Champions League dhe fitimi i Kupës së Europës më Kommbëtaren Portugeze, është edhe më afër fitimit të “Topit të Artë” për të kartën herë në karrierën e tij si futbollist.

Sport

15/07/2016 20:42

Por, ylli portugez është një kampion i vertetë jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj.

Sulmuesi shpesh nuk eshte kursyer duke bere dhurata bamiresie, per t’i ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Revista Amerikane, “Athletes Gone Good” ka bërë një renditje të sportistëve qe bëjnë bamirsi nëprmjet donacioneve në vlerë monetare dhe në krye të kësaj listë qëndron Cristiano Ronaldo.

Portugezi i erdhi në ndihmë një fëmije 10-vjecar, i cili kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale në tru. Operacioni kushtonte 83 mije Dollarë si dhe çdo shpenzim tjetër u mbulua nga 31-vjecari. Gjithashtu sulmuesi ka dhuruar 165 mijë Dollarë, për ngritjen e një fondacioni me qëndër në Portugali, për luftën kundër kancerit.

Ronaldo e ka përdorur imazhin e tij dhe në shumë fushata sensibiluzese, sic janë obeziteti, bulizmi dhe në luftën kundër varfërisë.

1.Cristiano Ronaldo

2.John Cena

3.Serena Williams

4.Yuna Kim

5.Neymar Jr.

6.Lebron James

7.Heather O’Reilly

8.Maria Sharapova

9.Mo’ne Davis

10.Richard Sherman