Ky është fshati më i ftohtë në botë (Foto)

Mirë se vini Oimiakon, fshati më i ftohtë në botë, i cili gjendet në lindje të Siberisë.

Bota

26/01/2016 23:59

Këtu temperatura mesatare e janarit është -50 gradë celsius, ndërsa më e ulëta e regjistruar ndonjëherë ka arritur në -67.7 gradë në vitin 1933.

Fshati me rreth 500 banorë cilësohet si vendbanimi më i ftohtë në Tokë. Njerëzit këtu punojnë në minierat e nikelit, bakrit dhe paladiumit.

I ftohti ka kushtëzuar rrënjësisht jetën e fshatit thuajse të izoluar. Nëse makinën e harron jashtë, nuk mund ta përdorësh dot më, ndërsa në treg gjen vetëm mish dhe peshk pasi asnjë bimë nuk mund të kultivohet.

Acari zgjat më shumë se 180 ditë të vitit, kurse 130 ditë të tjera shoqërohen me stuhi të mëdha dëbore dhe erëra. Dy muajt e mbetur pushtohen nga errësira, që do të thotë se nata zgjat 24 orë (nata polare).

Jeta në këtë fshat është bërë vazhdimisht objekt reportazhesh të ndryshme, i fundit nga fotografi neozelandez Amos Chapple, i cili na sjell fotot e mëposhtme.