Ky është formacioni i frikshëm i Juves me të cilin synon ‘pushtimin’ e Evropës

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus, ka rritur optimizmin te kjo skuadër për të fituar titullin e shumëkërkuar, titullin e Ligës së Kampionëve.

Sport

03/08/2018 19:16

‘Zonja e Vjetër’ nuk e ka fituar këtë trofe që nga viti 1996, ndërsa është skuadra me më së shumti finale të humbura.

Dëshira për të arritur këtë trofe, ka shtyrë ‘Zonjën e Vjetër’ që të shpenzoi 100 milionë euro për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Përveç Ronaldos, Juventusi ka blerë në tërësi kartonin e Douglas Costas nga Bayerni, Perinit nga Genoa, Cancelos nga Valencia, Bonuccit nga Milan dhe ka transferuar falas Emre Can.

Gazeta spanjolle ‘Marca’ ka paraparë se si mund të duket formacioni i Juventusit me të cilin synon pushtimin e Evropës./Lajmi.net/