Ky është Ferrari më i veçantë që keni parë (Foto)

Vetëm tre lloje Ferrari F12 TRS ishin krijuar, me këtë dizajn prej kromi që është edhe modeli i fundit.

Auto & Tek

08/07/2015 21:33

Ndryshe nga veturat e tjera që keni parë në dizajn të tillë, F12 TRS përmban krejtësisht një pamje tjetër, më të bukur dhe më kualitative.

Ferrari ka thënë se performanca e veturës mbetet e njëjtë me F12 Berlinetta, që do të thotë se vetura ka një motor 6.3-litërsh V12 që prodhon 730 kuaj-fuqi, transmeton Lajmi.net.

Kjo veturë u fotografua në shfaqjen 2015 Ferrari Cavalade në Romë, ku klientët më të mirë të kompanisë morën pjesë në një udhëtim 5-ditor përreth Italisë.

Çmimi i kësaj veture është $3,4 milionë. Shikojeni atë më poshtë:
Ferrari-F12TRS-02 Ferrari-F12TRS-03 Ferrari-F12TRS-04 Ferrari-F12TRS-05 Ferrari-F12TRS-06 Ferrari-F12TRS-07