Ky është favoriti i bastoreve për titullin e Premierligës

Fitorja e Leicesterit ndaj Norwichit dhe humbja që Arsenali e pësoi nga Man Utd, kanë bërë që ‘Dhelprat’ të llogariten sërish favoritë nga bastoret për ta fituar Premierligën.

Sport

29/02/2016 15:00

Leicester City është favorit për tu shpallur kampion i Anglisë për edicionin 2015/2016.

Bet365 ia ka vënë kuotën më të ulët, 2.75, skuadrës së drejtuar nga Claudio Ranieri, për ta fituar titullin e Premierligës.

Pas tyre vijnë Tottenham me kuotë 3.0 dhe Arsenali me 3.75, përcjell Lajmi.net nga Goal.

Leicesteri aktualisht kryeson me 56 pikë, dy më shumë se Tottenham dhe pesë më shumë se Arsenali, pas 27 xhirosh të zhvilluara.