Ky është falënderimi që ka Arbër Zeneli për tifozët e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sot ka kryer stërvitjen e parë para ndeshjes me Islandën.

Sport

21/03/2017 20:04

Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’, nën drejtimin e Albert Bunjakit ka kryer stërvitjen e parë, ku nga afër atë e ndoqën një numër i madh i tifozëve, e po ashtu pati edhe interesim të medieve.

Një falënderim për tifozët e ka bërë Arbër Zeneli në llogarinë e tij në Facebook.

“Stërvitjet në vendlindje. Faleminderit tifozëve për mbështetjen. Forca Kosova. #AZ”, ka shkruar Zeneli./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6