Ky është engjëlli i rënë në Tokë nga Parajsa (Foto)

Krijesa e quajtur ‘Engjëlli i rënë’ është bërë hit në internet pasi është fotografuar nga mijëra njerëz të cilët më pas e kanë postuar atë në rrjete sociale.

Fun

28/07/2015 21:22

Kjo krijesë në pamje duket të jetë një grua e vjetër e cila ka krahë të pulës të vendosur në shpinë. Përreth saj ndodhen copa të ushqimit për të cilat njerëzit thonë se janë molla dhe bukë.

Por, çfarë është kjo krijesë ‘e çuditshme’? Kjo është një skulpturë shumë reale e krijuar nga artistët Sun Yuan dhe Peng Yu nga Pekini, transmeton Lajmi.net.

Artistët përdorën çelik të panjollosur, rrjetë, xhel silicë dhe tekstil me fije qelqi për të krijuar skulpturën shumë reale.

Bazuar në webfaqen e artistëve, kjo skulpturë është krijuar më 2008, por është bërë e njohur më së shumti kohët e fundit. Disa thonë është e çuditshme, të tjerët thonë se është një mesazh i mirë.

Shikojeni si duket kjo skulpturë:

5e3c3655-815e-46c0-aafb-5bc8680a224c 7dca8497-8670-453e-a5fc-87f8365b1d46 12cf9b3f-a91c-456a-8c4a-810e06c85cfd13f1f793-4e04-4b14-8140-cf5216bbb1f7 917e92e2-688c-4f32-9614-adb51c9475eb