Ky është emri që Vesa dhe Big Basta i kanë vendosur djalit të tyre (FOTO)

Vesa Luma dhe Big Basta (Gerald Xhari) janë bërë prindër për herë të parë, pasi këngëtarja ka sjellë në jetë djalin e tyre.

ShowBiz

29/05/2016 23:34

Siç ka bërë të ditur për portalin Blitz vetë Vesa, djali i tyre është quajtur Lian, që është emri i babait të këngëtares, i lexuar mbrapsht.

Ka qenë Vetë reperi që e ka bërë të ditur lajmin e gëzueshëm, duke postuar në Instagram një foto ku shihet duke mbajtur dorën e vogëlushit. “Princi jonë, shoku jonë, vëllai jonë, DJALI JONË,” ka shkruar babai i ri, në diçiturën e fotos së ëmbël.