Ky është ekipi që nga sot bëhet pjesë e historisë së Kosovës (Foto)

Sot fillojnë Lojërat Olimpike Evropiane “Baku 2015” dhe edhe shteti i Kosovës për herë të parë është pjesë e një ngjarje kaq të madhe sportive. 19 përfaqësuesit që marrin pjesë në këto lojëra olimpike, do të jenë pjesë e rëndësishme e sportit kosovar dhe shtetit të Kosovës.

Sport

12/06/2015 08:49

Pas pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë, e më pas automatikisht edhe në atë Evropianë, Kosovës shtatë vjet pas shpalljes së pavarësisë i është bërë e mundur të marrë pjesë në ngjarje të mëdha sportive siq janë lojërat olimpike evropiane që sot fillojnë në Baku të Azerbajxhanit, shkruan lajmi.net.

Ekipin kosovarë që përbëhet nga 19 përfaqësues të shtetit, përmes një postimi në Facebook, e ka uruar edhe zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

“I uroj nga zemra shumë fat sportistëve tanë në Lojërat Evropiane ‘Baku 2015’, ka shkruar Thaçi. (lajmi.net)