Ky është detaji që i revoltoi ndjekësit pas takimit Lahaj-Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm priti në takim tenorin Ramë Lahaj.

ShowBiz

15/10/2018 12:58

Haradinaj pas takimit që pati me Ramë Lahajn tregoi se për çfarë kanë biseduar si dhe i ndau atij një mirënjohje, shkruan lajmi.net.

Tenori është ndjerë i lumtur për pritjen që i bëri kryeministri, andaj ndau emocionet me ndjekësit në rrjete sociale përmes një statusi.

“Gjatë ditës pata nderin të takohem me kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj me të cilin folëm rreth mundësisë së ndërtimit të sallës koncertale në Prishtinë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Përpos bisedës konstruktive që patëm njëkohësisht, kryeministri me nderoi me medaljen, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, për afirmimin e vlerave shqiptare në botë.
Jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe krenar për këtë medalje dhe përkushtimin ndaj meje.”, ka shkruar ai.

Mbi fotografi, ai kishte shkruar edhe lokacionin, i cili i doli “Kosova-Metohija”, po e përmirësoi atë brenda pak minutash.

Por, fansat e kanë parë menjëherë atë dhe ishin revoltuar duke e pyetur përse i shkruan “Kosova-Metohija”, ani pse ishte rregulluar menjëherë. /Lajmi.net/